Stoltenberg: I tronditur dhe i tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit sllovak Fico

Sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai është “i tronditur dhe i tmerruar” nga sulmi ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico.

“I tronditur dhe i tmerruar nga vrasja e kryeministrit Robert Fico. I uroj forcë për një shërim të shpejtë”, shkroi Stoltenberg në X.

“Mendimet e mia janë me Robert Fico, të dashurit e tij dhe popullin e Sllovakisë”, shtoi ai. Sllovakia u bashkua me NATO-n në vitin 2004, në të njëjtin vit që u bashkua me Bashkimin Evropian.