NË “GJUETI” PËR “MIZËN”/ Franca operacion për të kapur të arratisurin dhe bashkëpunëtorët e tij

Gjueti e paprecedentë po zhvillohet në Francë, për të kapur të burgosurin që u arratis të martën pas persona të armatosur sulmuan grupin e transferimit nga burgu duke vrarë 2 policë e plagosur tre të tjerë. Qindra efektivë janë në kërkim të të ashtuquajturit “Miza” dhe njerëzve që e ndihmuan

Një operacioni i madh është duke u zhvilluar në Francë për kapjen e të burgosurit

Mohamed Amra i njohur me nofkën “Miza”, i cili u arratis pasi persona të armatosur sulmuan mjetet e burgut që po e transferonin, duke vrarë 2 policë e plagosur tre të tjerë.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se në terren janë angazhuar 450 xhandarë dhe oficerë policie për kapjen e 30- vjeçarit dhe personave që kryen sulmin për ta liruar.

Dyshimet janë se i ashtuquajturi Miza mund të ketë dalë tashmë nga Franca, ndaj zyrtarët

thonë se po bashkëpunojnë me homologët në vende të ndryshme!

NË “GJUETI” PËR “MIZËN”/ Franca operacion

Po përdoren të gjitha mjetet për të gjetur këta kriminelë, tha ministri francez.

Mohamed Amra, i njohur si “Miza”, po kthehej në burg nga një gjykatë në Normandi të martën kur një makinë përplasi fugonin e tij të burgut në një kabinë pagese.

Më pas persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit, duke vrarë dy oficerë dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë.

E gjitha ndodhi në rreth 2 minuta siç treguan edhe pamjet e kamerave të sigurisë që fiksuan çdo gjë.

Ndërkohë, sindikatat franceze të oficerëve të burgjeve kanë bërë thirrje për largim nga institucionet në të gjithë vendin në mbështetje të dy të vdekurve.

Në një deklaratë të përbashkët, sindikatat kërkuan masa urgjente për të përmirësuar sigurinë e personelit .

Një minutë heshtje është mbajtur të mërkurën,dhe ka pasur demonstrata jashtë burgjeve franceze, duke përfshirë në Paris.

Autoritetet e policisë franceze bëjnë me dije se gjendja e dy policëve të plagosur është kritike, ndërsa i treti doli nga spitali.