Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë, minojnë demokracinë
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë.
Nëpërmjet një postimi në X, diplomatja evropiane e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico.
Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët.
Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në rrjetin social.
Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital teksa autori i dyshuar është vënë në pranga nga autoritetet.
Në një video te publikuar shfaqen disa persona duke vrapuar për të kapur të dyshuarin jashtë qendrës kulturore.
Nënkryetari i parlamentit konfirmoi incidentin gjatë një seance të parlamentit dhe e shtyu atë deri në një njoftim të dytë.
Presidentja e Sllovakisë tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.
Handlova ndodhet është rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.
I strongly condemn the vile attack on Prime Minister Robert Fico.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2024
Such acts of violence have no place in our society and undermine democracy, our most precious common good.
My thoughts are with PM Fico and his family.
