Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Biden: Dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune, ambasada jonë e gatshme të ndihmojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 20:01
Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të webit të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me atentatin ndaj Kryeministrit sllovak Robert Fico.
Në reagimin e tij ai është shprehur se u ndje i alarmuar nga lajmet e atentatit dhe thekson se dënon këtë akt dhune.
Biden është shprehur se ai dhe zonja e parë Jill, po luten për shëndetin e Fico dhe thot se ambasada e ShBA-së është në kontakt të ngushtë me qeverinë Sllovake dhe gati të ndihmojë.
