Digjet makina e drejtorit të burgut të Idrizovës në Maqedoninë e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 14:15
Makina zyrtare e Zoran Jovanovskit, drejtorit të burgut “Idrizovë” pak pas mesnate është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihail i Eftihij”, prapa shkollës ekonomike, në lagjen Kisela Voda të Shkupit.
Shkaqet e zjarrit akoma nuk dihen, teksa MPB-ja punon në zbardhjen e rastit.
