Gjendet armatim në veri të Kosovës, Isufi: Dyshohet se i përket grupit serb që sulmoi policinë në Banjskë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 19:25
Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se armatimi që është gjetur në veri të Kosovës dyshohet se i përket grupit serb që sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë.
Isufi: Policia e Kosovës në një aksion në pjesën veriore të Kosovës, në Leposaviq dhe në Zubin Potok kanë gjetur një sasi goxha të madhe armatimi, të cilat në fakt dyshohet se mund të jenë pjesë e atij armatimi që ishte gjetur me 24 shtator në Banjskë atëherë kur edhe një grup sulmoi policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës që atëherë ka marrë disa aksione të ngjashme sikur ky i sotmi ku kanë konfiskuar arsenal armësh.
Në orën 19:30 pritet të mbahet nëj konferencë e jashtëzakonshme.
