Gjendet armatim në veri të Kosovës, Sveçla dhe drejtori i Policisë pritet të dalin në konferencë të jashtëzakonshme
Policia e Kosovës ka gjetur sërish armë në veri të vendit.
Pritet që ministri i Brendshëm Sveçla dhe drejtori i policisë së Kosovës të dalin në një konferencë të jashtëzakonshme.
Njoftimi:
Gjendet armatim në veri, Sveçla dhe drejtori i Policisë në konferencë të jashtëzakonshme
Policia e Kosovës njofton për realizimin e një operacioni policor në veri ku është gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit.
Ndërkaq, sonte në orën 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media në të cilën do të paraqiten detaje rreth këtij operacioni policor.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.
