Shala: Serbia po përdor krizën e brendshme të Kosovës për ta goditur diplomatikisht

Eskperti i sigurisë, Drizan Shala në një intervistë në Ora News u shpreh se nesër në takimin mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e dinarit nuk është se do ketë ndonjë mrekulli.

Shala: Tanimë nga gjithë zhurma që ishte krijuar për masën e ndërmarrë nga ana e qeverisë respektivisht vendimin e BQK-së për të përjashtuar njëzëri qëndrimin e qartë që në pjesën e Kosovës mos të përdoret valutë tjetër përvec euros e cila krijoi një vullkan reagimesh në kontekstin diplomatik ku ky vullkan në tentativën për tu shuar në procesin e dialogut mori një kahje negative.

Duke u betonizuar tanimë në qëndrime të qarta edhe të palës serbe edhe të palës së Kosovës, ku njëra ka të drejtën për të marrë në vendim të tillë kurse Serbia ka një mbështetjet të faktorit ndërkombëtar për të kërkuar përtej vijave të lirimit në një process të dialogimit.

Takimi i ditës së nesërme nuk është se do të ketë ndonjë mrekulli në tavolinë.

Serbia po përdor krizën e brendshme të Kosovës për ta goditur diplomatikisht.