SERBIA PO “KAFSHON”! Beogradi nis invazionin diplomatik në Ballkan/ Pas Malit të Zi, kërkesë Presidentes nacionaliste të RMV-së: Shfuqizo vendimin për Srebrenicën

Shefi i Misionit të Bosnjës e Hercegovinës në OKB, Zlatko Llagumxhija, më 2 maj konfirmoi se është dakordësuar propozimi përfundimtar i Rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Teksti i dakordësuar i Rezolutës për Srebrenicën shpall 11 Korrikun – Si Ditë Botërore për përkujtimin dhe komemoracionin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, që do të shënohet për çdo vit.

Kaq ka mjaftuar që Beogradi zyrtar të hidhet në kundërsulm dhe duket se ka aktivizuar të gjithë makinerinë e rëndë diplomatike për të rikthyer “madhështinë” famëkeqe të Serbisë në Ballkan.

Dhe për të arritur këtë tashmë ka nisur përdorimi i qeverive të reja të krijuara së fundmi në Malin e Zi si dhe në Maqedoninë e Veriut, ku partitë pro serbe janë rikthyer në pushtet në vendet respektive.

Dhe këtë mbështetje Serbia po e shfrytëzon në sipërmarrjen diplomatike për të zhbërë Rezolutën e krimeve serbe në Srebrenicë, duke u kërkuar këtyre dy vendeve ta zhbëjnë atë.

Kjo pasi sot kryetari i partisë “Maqedonasit në Serbi”, Goran Ilijevski, i ka dërguar letër Presidentes së re e cila u kthye në precedent diplomatik në Athinë dhe Sofje me qëndrimet e saj nacionaliste, Gordana Siljanovska Davkova, sic thuhet, të distancohet nga “veprimi i pamatur” i Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe ta shfuqizojë vendimin për shpalljen e gjenocidit në Srebrenicë.

SERBIA PO “KAFSHON”! Beogradi nis invazionin diplomatik në

Para votimit të Rezolutës më 2 Maj, siç njofton KlanM, Ministri Osmani deklaroi se Maqedonia e Veriut është bashkësponsore e Rezolutës në OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Lideri i “Maqedonasve në Serbi”, Ilijevski, në letër thekson se vendimi i Osmanit është “privat” dhe se është miratuar jashtë institucioneve të Maqedonisë.

“Kjo dëmton raportet Maqedoni – Serbi dhe komunitetin maqedonas në Srbi, që është pjesë përbërëse e popullit serb. Kërkojmë përgjigje urgjente para seancës së OKB-së dhe instruksione të reja për Ambasadorin tonë në OKB” – shkruan Ilijevski.

Inaugurimi i presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, dhe deklarata gjatë aktit ceremonial në Kuvend, duke mos e përdorur emrin kushtetues të vendit të saj të cilën e quajit thjesht “Maqedoni”, ka shkaktuar debat me Greqinë fqinje por edhe me Bullgarinë, vendet të cilat theksuan se deklarata e Siljanovskës bie ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë.

SERBIA PO “KAFSHON”! Beogradi nis invazionin diplomatik në

Presidentja, edhe para se të bënte betimin të dielën, shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike me Greqinë fqinje.

Presioni ndaj Malit të Zi për Rezolutën

Një presion i tillë nga Beogradi po ushtrohet së fundmi edhe ndaj qeverisë së sapokrijuar të Malit të Zi, e cila njihet edhe për orientimin e saj “pro” serb dhe “pro” rus.

Shkak janë bërë presionet e shtuara në ditët e fundit ndaj institucioneve gjyqësore në Malin e Zi, të cilat ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve ’90 dhe se përgjegjësitë për këto krime nuk janë vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Çka ka shkaktuar dhe reagim të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ka ashpërsuar gjuhën ndaj zyrtarëve malazezë për të mos e lejuar një gjë të tillë.

Pikërisht këtë ndërmarrje të Serbisë për të zhbërë gjenocidin ndaj popullsisë boshnjake duke intimiduar dhe përdorur qarqet e saj në krye të shtetit e konfirmoi për “Ora News” një ditë më parë edhe deputeti shqiptar i Malit të Zi, Nikoll Gegaj.

“Qeveria e Malit të Zi do të paraqesë amendamentet me tekstet përfundimtare për Rezolutën për të thënë se faji për gjenocidin është individual dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi apo komuniteti etnik. Qeveria malazeze dhe grupimit që ajo përfaqëson përpiqet të qetësojë partnerët e saj serb me këto propozime.

Mendoj se ka filluar dhe është duke u zhvilluar mes Vuçiç dhe Dodik. Këto veprime janë tregues të pastrimit të ndërgjegjes dhe jo politik, dhe të mos duket se jaën kundër Serbisë. Me këto amendamente po përpiqen që të qetësojnë Vuçiçin dhe Dodikun, por edhe kryeparlamentarin që i takon subjektit politik pro serb.

Por mendoj se udhëheqja e Malit të Zi duhet të fokusohet tek interesat e vendit dhe jo të të tjerëve, si Rusia dhe Serbisë.

Pjesa e fushatës kundër rezolutës për Srebenicën janë përveç politikanëve serb, çka janë dhe e keqja më e madhe. Dhe të gjitha këto veprime i cilësoj si kërcënime dhe ndikime të drejtpërdrejta të Vuçiçit, i cili ka qenë pjesë e qeverisë së vënë në akuzë për këtë gjenocid.

Dhe miratimi i kësaj rezolute do ishte hapja e Kutisë së Pandorës dhe është një kërcënim i drejtpërdrejtë për një gjenocid të ri”, u shpreh ndër të tjera deputeti shqiptar Nikoll Gegaj.

JA ÇFARË THA DJE NË “ORA NEWS” DEPUTETI SHQIPTAR NIKOLL GEGAJ