Epokë e re Greqi – Turqi, gazetari Brahaj: Takimi Erdogan – Mitsotaqis, shumë i rëndësishëm për Athinën
Greqia dhe Turqia duket se i kanë lënë mënjanë ndasitë dhe tensionet duke hapur një epokë të re bashkëpunimi mes tyre.
Ky fakt u konfirmua edhe këtë të hënë, ku kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi Ankaranë dhe ku u prit nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në kompleksin presidencial në Ankara.
Erdogan dhe Mitsotakis, i cili ndodhet në Turqi për një vizitë pune, shtrënguan duart dhe bënë foto para flamujve të dy vendeve.
Pas një takimi kokë më kokë , Erdogan dhe Mitsotakis mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Erdogan tha se nuk ka probleme të pazgjidhshme midis Turqisë dhe Greqisë dhe se një hap drejt zgjidhjes për ishullin e ndarë të Qipros do të forconte paqen dhe stabilitetin rajonal.
Por për të kuptuar më shumë lidhur me këtë takim të rëndësishëm, nga Turqia gazetari Sokol Brahaj, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” solli dhe detaje nga bisedat e zhvilluara mes dy liderëve.
“Takimi Erdogan – Mitsotaqis, më i rëndësishëm ka qenë për Greqinë, pasi siç dihet të dy vendet kanë pasur probleme të shtuara mes tyre sidomos gjatë dhe pas pandemisë së kovidit”, u shpreh ndër të tjera gazetari Sokol Brahaj.


