Idrizi: Kjo qeveri por edhe ato të mëparshmet, i janë shumë borxhlinj emigracionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 22:17
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kjo qeveri por edhe ato të mëparshmet i janë shumë borxhlinj emigracionit.
Idrizi: Çdo takim i Ramës në Athinë padyshim që do ketë një diskutim shumë të madh.
Nga pikëpamja e takimit me emigrantët, cfarë ka bërë Rama apo gjithë qeveritë shqiptare për emigrantët sigurisht që jo vetëm politika shqiptare por edhe gjithë shqiptarët i kanë një borxh shumë të madh emigracionit.
Jo vetëm kjo qeveri por edhe ato të mëparshmet i jemi shumë borxhlinj emigracionit.
Janë rreth 35% e popullsisë dhe madje po shtohen në vitet e fundit.
Rama deshi të tregonte se Shqipëria e sotme nuk është më ajo Shqipëria e djeshme.
