Meta: Berisha nën arrest sepse krijonte tmerr me të vërtetat që thoshte në Kuvend

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar nga poshtë shtëpisë së Sali Berishës, para simpatizantëve të këtij të fundit, se ish-kryeministri mbahet në arrest shtëpie sepse ka dalë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pasi përshëndeti Berishën, Meta tha se ai ndodhet nën arrest sepse “ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend”.

Fjala e Ilir Metë nga "Bulevardi i Shpresës"

Përshëndetje të gjithëve, këtu në ‘Bulevardin e Shpresës’! Përshëndes, profesor doktor Sali Berishën, për qëndresë e tij të jashtëzakonshmen ‘Ballkanin e Hapur’, e hodhëm në Shkup, e hodhën në Vardar.

Dhe, Sali Berisha është atje, sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës, kundër Ballkanit të shqepur, dhe të hapur.

Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për Procesin e Berlinit, ndaj edhe siç më tha zoti Flamur, ka dhe një mik shumë të shquar nga Berlini, dhe nga Brukseli.

Europa është në zemrat tona. Europa është në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj, na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe sa më shumë si Ylli Bodinaku, gjithashtu dhe të tjerë, për të rrëzuar murin e inceneratorëve, murin e PPP.-ve, atë mur që ka përjashtuar, 99% të shqiptarëve, nga përfitimi I rritjes ekonomike në vend.

Shkon vetëm për Edi Ramën, dhe McGonigalët e Edi Ramës. Faleminderit shumë, se flamurin edhe ne si Parti e Lirisë, për mikun nga Berlini kemi një dhuratë, që do ta japi më pas, zonja Erisa Xhixho, pikërisht që është diçka simbolike, që ka të bëjë me heroin tonë kombëtar, me Skënderbeun.

Nuk është nga ato dhuratat, që marrin në bodrum këta McGonigalët e këtij. Sali Berisha është këtu, sepse narko-shteti, edhe pse është në grahmat e fundit, nuk kursey as paratë e Europës, të IPARD-it për bujqësinë siç e dini ju.

Përveç braktisjes totale që i është bërë fermerëve shqiptarë, për një kohë kaq të gjatë, dhe qëllimisht nga kjo qeveri. Përveç, shkatërrimit të tyre, përmes favorizimit të Ballkanit të Hapur, dhe prodhimeve të skaduara, që vijnë nga andej nga e dini të gjithë ju.

Edhe fondet e Europës, i vodhi Edi Rama, fondet e IPARD-it, si në asnjë vend tjetër, dhe i çdo te inceneratorët. Narko-shteti, ka bërë që lideri i Partisë Demokratike të jetë atje, nga tmerri i të vërtetave që i shoshiste çdo ditë në Kuvend.

Ndërkohë që Edi Rama, nuk është pyetur asnjëherë, jo vetëm për kryeaferën e inceneratorëve, por dhe për të gjitha PPP. që janë në hetim, dhe që janë me firmën e tij. Sali Berisha është atje, ndërsa Erjon Veliaj është me 4-5 vjet vonesë në burg atje ku e meriton. Sepse, ka firmosur e zeza mbi të bardhë, duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, dhe duke zhytyr të gjithë banorët e Tiranës, në borxhe për 30 vjet, për inceneratorin që nuk ekziston.

Dhe, ju e dini se sa shumë paguajnë qytetarët e Tiranës për mbetjet, dhe dini shumë mirë, apo jo Klevis, se si ishte mali i mbetjeve dhe si është në shumë zona të Tiranës.

Ndaj, ne jemi sot këtu, për të shprehur solidaritetin tonë me profesor, doktor Sali Berishën, por unë jam sot për ti shprehur mirënjohjen më të madhe, gjithë atyre demokratëve, qytetarëve, që vijnë çdo natë këtu.

Dhe, që do të qëndrojnë këtu, deri në lirimin e Sali Berishës, e deri në triumfin e demokracisë. Narko-shteti, u soll, se këtu kemi dhe miq nga Kosova sot shumë, narko-shteti u soll me Kosovën më keq dhe më e egër, se vetë Serbia me të.

Narko-shteti i vuri sanksione Kosovës, për llogari të shefit në Beograd. Narko-shteti deklaroi në Kuvendin e Kosovës se kishte parë një ëndërr, se Shqipëria dhe Kosova, pas disa vitesh do të kishin një President.

Pra, që Kosova nuk kishte nevojë për ulëse, apo për tu anëtarësuar në Organizatën e Kombe të Bashkuara, pasi siç tha menjëherë pasi iku Vuçiç. Ky dhe Vuçiç, e bëjnë si Leonard Tase me Shaban Ukën, njëri pason dhe tjetri, apo jo zoti Dritan! Tani, na doli ministër Serbi, që thotë të bashkohemi me Greqinë nga Shqipëria e madhe e Edi Ramës. Cila është Shqipëria e madhe e Edi Ramës?

Është ajo e hartës që ndante Kosovën? Është ajo, që Edi Rama ka 11 vite, që nuk përmend asnjëherë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë! Që, qeveria e Edi Ramës nuk përmend asgjëkundi. Një nga triumfet më të mëdhaja të Shqipërisë, të Sali Berishës, që ishte kryeministër.

Dhe të Kosovës, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, bazuar mbi ankesën e Serbisë, e ligjitimoi plotësisht pavarësinë dhe lirinë e shtetit të Kosovës. Asnjëherë nuk e ka përmendur Edi Rama!

Më thoni, nëse e ka përmendur një herë të vetme? Më thoni, a ka një njohje të Kosovës, në këto 11 vite nga Edi Rama, ka ç’njohje po?! Sepse, kudo që vete Vuçiçi edhe përfaqësuesit e tij thonë, ja dhe vetë Edi Rama, është për ndarjen e Kosovës, apo jo? Ju përse e keni njohur Kosovën, përse I prishni marrëdhëniet me ne, ne bëjmë biznes, ne bëjmë tregti?!

Prandaj, edhe të gjithë shqiptarët, populli i Kosovës, kudo që janë duhet ta kuptojnë, dhe duhet të bashkohen në misionin tonë, për të kthyer lirinë, pluralizmin e vërtetë politik dhe funskional, dhe demokracinë. Sepse, kështu mbrohet edhe shteti i Kosovës.

Nuk dua të flas sot për sukseset e Ramaformës, që e zgjodhi Prokuroren me 69 vota, nga 84 në Kushtetutë. E dinë të gjithë qytetarët shqiptarë, që në tetë vite është 4-fishuar, koha e trajtimit të një çështje. E dinë të gjithë qytetarët shqiptarë, se çfarë ka ndodhur. Rama-forma, që do të rriste aksesin, dhe që do t’u shërbente shqiptarëve, u vuri dhe gjobën për të hapur një çështje.

Pensionistë që Edi Rama, i ka lënë me 50 mijë lekë, që ka lënë me 60-mijë lekë. Për të hapur një çështje, e kanë të pamundur që të hapin, e jo më që ta zgjidhin në këtë jetë, e në këtë botë. Rama-forma, me hartën e tij gjygjësore, largoi gjykatat nga treçereku I Shqipërisë, duke e përqëndruar këtu, që t’I kontrolloj më mirë Ëngjëll Agaçi, koordinatori I qeverisë shqipatre me gjeneral Lisin atje në Itali, me mafien italiane. Por, dhe koordinatori për punët e tjera.

Jemi të gjithë këtu më të vendosur se kurrë, për të përshpejtuar integrimin europian të Shqipërisë. Dhe, kjo ndodh vetëm përmes triufit të kësaj lëvizje, dhe rivendosjes së llogari dhënies për të gjithë. Dhe unë jam I sigurt se vullneti juaj, dhe I gjithë shqiptarëve është I papërmbajtshëm.

Nuk dua të marr kohë më shumë, se ju pa durim prisni legjendën. Partia e Lirisë është këtu me të gjithë ju, dhe me popullin e lirë të Shqipërisë. Nuk ka polic që I bën derman Edi Ramës, nuk ka mafioz që shpëton Edi Ramën.

Pasi bëri atë shoë me patronazhistët në Athinë, deklaroi se kishte filluar negociatat me të gjitha kombet e botës. Me bangladeshasit, se dhe në Facebook me ata I mbush, me të gjithë proletarët, se e kanë traditë punën e proletarëve. Në mënyrë, që të legjitimojë largimin e shqiptarëve. Në mënyrë, që të na bëjë sikur është diçka normale që fëmijët e shqiptarëve të ikin, dhe fëmijët e botës të vijnë këtu.

Vijnë këtu për të kaluar në Itali, dhe për të kaluar në Europë. Për të realizuar projektin për të cilin u sakrifikua Elez Isufi, e u sakrifikuan burrat më të lartë të kombit. Atë, që nuk e morën me ushtri, duan ta marrin me internacionalen e re të surrogatëve. Prandaj, e kanë sjellë dhe ligjin e surrogacisë atje!

Që Parlamenti Europian e ka quajtur euro-krim. Ne jemi shqipatrë, jemi krenarë që jemi të tillë, të tillë do të jemi gjithmonë. Dhe ne, do ta përshpejtojmë integrimin europian të Shqipërisë, që ky e minoi me çdo çmim, vetëm e vetëm për miliardat e tij, dhe për milionar e McGonigalëve të tij. Fitore. Rroftë Shqipëria e lirë, e shqiptarëve të lirë, dhe me dinjitet. Shqipëria në Europë, një orë e më parë, dhe kjo varet vetëm nga ne. Faleminderit!