Rama në fabrikën për prodhimin e strukturave metalike në Lezhë: Shembull sesi shqiptarët ndërtojnë sukses në tregun vendas e të huaj

Kryeministri Edi Rama vizitoi në Lezhë ambientet e një fabrike për prodhimin e strukturave metalike.

Rama ishte në fabrikën e Deshir Gjetës, i cili pasi u kthye nga emigracioni, e nisi punën me 5 punëtorë, e tanimë ai ka punësuar 45 persona.

“Gur i rëndë në vend të vet.

Në fabrikën e Deshir Gjeta, i kthyer nga emigracioni, që punën e nisi në tokën mëmë me 5 punëtorë dhe sot e ka shtuar deri në 45 persona duke zbatuar teknologjinë e fundit për prodhimin e strukturave metalike, dhe njëkohësisht duke rrezatuar shembullin e mirë të shqiptarëve që ndërtojnë dita-ditës sukses në tregun vendas dhe atë huaj”, shkruan Rama në Facebook.