''U kënaqën se ishte Noizy'', Sula: Takimi i Ramës në Athinë ishte për të ardhur keq
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se takimi i Ramës me emigrantët në Athinë ishte për të ardhur keq.
Sula: Situata që ishtë takimi atje në Athinë në respekt të emigrantëve padiskutim por nga pikëpamja e qasjes që bëri Kryeministri dhe mazhoranca në tërësi është për të ardhur keq.
Për të mos e tepruar që është e turpshme.
Mënyra si shkoi Rama dhe mënyra si shkuan autobusët dhe mënyra si shkoi administrata sikur do pushtojnë Greqinë.
Edhe bën thirrje nacionaliste që mua më vjen keq.
U kënaqën se ishte Noizy se qejf e kanë për muzikën.
Po të ishte një takim normal me shumë vlerë do ishte madje unë do e vlerësoja maksimalisht.
Jo për të pasur angazhim ekstrem të strukturave të mazhorancës në të gjitha format dhe mënyrat.
