''Ai miting hapi një erë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve'', Dedaj: Rama i erdhi në ndihmë kryeministrit grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 22:03
Analisti, Reldar Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama me mitingun në Athinë I erdhi në ndihmë kryeministrit grek.
Dedaj: Nuk e shoh Ramën si një lider në kuptimin që sjell ndonjë gjë për komunitetin shqiptar atje.
Por unë e kam parë realisht në një kënd tjetër, një muaj para zgjedhjeve europiane e shoh si një ndihmë ndaj kryeministrit grek.
Me atë lloj mitingu, e konsideroj Shqipërinë të futur në një stad tjetër, ndoshta edhe të rrezikshëm.
Unë mendoj se Rama i erdhi në ndihmë Mitsotakisit për të ndikuar dhe kjo hapi një erë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Fushata e socialistëve ka kohë që ka nisur.
Shqipëria të vetmen ngrije me një vend fqinj ka me Greqinë dhe do ta shkrijë këtë.
