GATI AKSI THUMANË – KASHAR/ Balluku: Hapet në qershor, ul trafikun nga turizmi

Në fund të qershorit do të përfundojë aksi rrugor Thumanë - Kashar. Ministrja Belinda Balluku shprehet se hapja në sezonin turistik do të lehtësojë trafikun

Ministrja Belinda Balluku pret që aksi Thumanë - Kashar të jetë i përfunduar deri në fund të qershorit.

Në inspektimin e punimeve ajo shtoi se 90 për qind e projektit është i përfunduar, ndërsa lëvizja përmes tij do të ulë ngarkesën në trafik gjatë sezonit të turizmit.

Me tej Balluku u ndal tek instrumentet teknologjike ne autostrada për monitorimin e trafikut.

Balluku shtoi se është duke u negociuar sa i përket segmentit Kashar-Lekaj dhe më pas Lekaj-Fier. Ndërsa puna po vijon për të hapur garën mbi aksin Milot-Balldren