507 mësues për shkencat ekzakte, trajnime të veçanta në Matematikë, Fizikë dhe Kimi

507 mësues nga qarku i Tiranës po i nënshtrohen trajnimit në shkencat ekzakte.

Ministrja e arsimit në vizitën në fakultetin e shkencave të natyrës theksoi rëndësinë e përdorimit të metodave të duhura të mësimdhënies.

“Janë 20 grupe mësuesish nga Tirana, Vora dhe Kamza, të cilët po trajnohen me metodat më efektive të mësimdhënies për kiminë, fizikën, dhe matematikën dhe shumë shpejt edhe për biologjinë.

Në prag të testit të PISA, dhe në degët e tjera janë duke u zhvilluar trajnime.

Në kuadër të Programit të Zhvillimit Profesional të Mësuesve paralelisht jemi duke trajnuar rreth 4 mijë mësues të arsimit fillor, gjuhës shqipe, të shkencave dhe matematikës dhe gjithashtu edhe mësuesit që japin lëndën e Teknologjisë dhe Informacionit (TIK).

Rëndësi në këtë process do ti jepet teknologjisë por edhe shkëmbimit të eksperiencave mes arsimtarëve.

Për këtë qëllim janë angazhuar pedagogë nga 7 universitete të vendit.