Maturantët në prag provimesh, Llazo: Më e rëndësishme është faza parapërgatitore, Këshillimi i karrierës nuk funksionon
Ndërsa tashmë janë mësuar edhe datat e zhvillimit të Maturës Shtëtore, ekspertja e Arsimit, Ana llazo vlerëson se pjesa parapërgatitore është më e rëndësishme se sa vetë provimi.
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Llazo u shpreh një problematikë që çalon më shumë tek maturantët është pjesa e informimit nga universitetet që duan të ndjekin pas këtyre provimeve.
“Faktikisht, jo data e provimeve, por përgatitja e tyre është shumë e rëndësishme për sa i përket provimeve të Maturës Shtetërore, dhe mendoj se kjo fazë ka nisur me 1 muaj e gjysëm apo dy muaj përpara, me një parapërgatitje nga mësuesit e lëndëve, duke i bërë teste të ndryshme të provimeve.
Është faza më e rëndësishme e tyre, sepse pas këtyre ata do t’i drejtohen universiteteve, por ndonjëherë mendoj se jo përgatitja, por informimi i tyre për sa i përket degëve në universitete është pjesa që çalon më shumë.
Këshillimi i karrierës është në fakt një çështje kryesore, e cila edhe pse duket është e parëndësishme, ajo është një kuptim më i gjerë se sa thjesht mosha e gjimnazit.
Në momentin që flasim në Shqipëri kjo nuk po shihet siç duhet sa i përket rëndësisë. Në shkollat e BE-së është një lëndë e veçantë ku maturantët marrin një informimi të thelluar për degët që ata duan të ndjekin, ndërsa në Shqipëri nuk po funksionon, pasi nuk i kushtohet aspak rëndësi ”, tha ndër të tjera ekspertja e Arsimit Ana Llazo.
DATAT PËR PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE 2024



