Qëndresa qytetare: Fermeri shet veresie, perimet në treg kapin stratosferën. Shqipëria ende pa institucion për konsumatorin
Qëndresa Qytetare përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se fermeri shet veresie dhe perimet në treg kapin stratosferën.
''Shqipëria ende pa institucion për konsumatorin'', shkruan Qëndresa Qytetare në reagimin e saj.
Postimi:
Fermeri shet veresie, perimet në treg kapin stratosferën!
Shqipëria ende pa institucion për konsumatorin
Fermerët e jugut sot u ngritën në një protestë në aksin Berat-Lushnje, duke bllokuar këtë segment rrugor dhe duke u përplasur me forcat e rendit.
Revolta e tyre ishte me grumbulluesit që domaten fermerit shqiptar ja marrin me 30 lekë për kilogram dhe i njëjti produket në marketet e vendit shitet deri në 180 lekë kilogrami.
Protesta e tye është shëmbulli më i mirë i Qëndresës Qytetare në emër të konkurencës dhe tregut të lirë.
Shteti që duhet të bëjë rregullatorin e tregut është inekzistent përballë kësaj 'zhvatje' që i bëhet femerit shqiptar që detyrohet të braktisë serat e tij në Shqipëri për të punuar argat në Greqi.
Edhe pse një nga kushtet e BE eshte ngritja e Agjensise se Konsumatorit, ne Shqiperi ende ky institucion nuk ekziston.
Zyrtarët tanë në abuzim jo vetëm të taksave të shqiptareve por dhe fondet e BE rrezikojnë ti kanalizojnë për oligarkë dhe njerëz pranë qeverisë duke e lënë fermerin shqiptar më të diskriminuarin në Evropë në raport me mbështetjen financiare shtetërore.
Qëndresa Qytetare i bën apel Ministrisë së Bujqësisë dhe qeverisë të kthejë vëmendjen nga fermerët shqiptar.
