Baba: Sezoni turistik sivjet do jetë me numër më të lartë turistësh, por me të njëjtat problematika të pazgjidhura
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 11:05
Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba në një intervistë në Ora News u shpreh se sezoni turistik sivjet do jetë si sezoni i vjetshëm me një numër më të lartë turistësh por me të njëjtat problematika të pazgjidhura.
Baba: Të gjithë treguesit janë që viti do të jetë më i vrullshëm se vjet, me një fluks më të shtuar se vjet.
Shqipëria ka shkuar cdo vit duke rritur fluksin e saj.
Në cdo aspekt, ky numër që kemi është i papërballueshëm.
Sezoni sivjet do jetë si sezoni i vjetshëm me një numër më të lartë turistësh me të njëjtat problematika të pazgjidhura dhe me të njëjtat mangësi të cilat mbarten nga viti në vit me përmirësime shumë të vogla.
Në Shqipëri është investuar në infrastrukturë, dhe jo në burime njerëzore.
