FOTO-LAJMI/ “Me të tillë djem, ka vetëm fitore!” - Vrasësi i policit në Fier krah Baçit, pjesë e Strukturës të Bashës për mbrojtjen e votës në 2021
Ndërsa policia vijon ende pa sukses operacionin e arrestimit të tij që prej ditësh së djeshme, mësohet Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia, në Fier ka qenë i angazhuar me Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2021-it, kohë kur kjo parti drejtohej e pandarë nga Lulzim Basha.
Konkretisht Mernica ka qenë pjesë e strukturës famëkeqe për mbrojtjen e votës, e cila prodhoi dhe përgjakjen e zgjedhjeve në Elbasan me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i njohur si mbështetës në atë i PS-së.
Ndrëkaq Azgan Mërcnica shfaqet në krah deputetit demokrat të Rithemelimit, Luan Baçi, ku është ky i fundit që në atë kohë lajmëronte se Mërnica ishte pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 2021 në qarkun e Fierit.

Madje krah fotos me një grup çunash, mes tyre edhe Azgan Mërnicës, shkruan se hani gati për mbrojtjen e votës.
“Me të tillë djem, ka vetëm fitore! Jemi gati, për mbrojtjen e votes! Azgan Mernica, Shkëlzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021-n.

