Banorët e Dumresë po i braktisin tokat, banorët: I mbjellim, nuk shesim prodhimet

Ndonëse është një nga zonat me tokën më të begatë për prodhimet bujqësore, banorët e zonës së Dumresë thonë se nuk kanë ku ti tregtojnë prodhime e tyre.

Fermerët e fshatit Marinzë shprehen se kanë provuar të kultivojë disa lloje kulturash bujqësore, por prodhimet e tyre iu kanë mbetur stok dhe ata kanë shkuar drejt falimentit.

Marinza dikur kishte mbi 400 familje, por për shkak të mungesës së perspektivë, pjesa më e madhe e këtyre banorëve kanë emigruar jashtë vendit.

Fermerët në zonën e Dumresë ne fshatin Marinzë janë në prag falimenti. Ata shprehen se kanë provuar kultivimin e shumë kulturave bujqësore vetëm për të mbijetuar si mbjellja e limonave e deri tek duhani, por pa sukses.

Sipas tyre të shumta kanë qenë rastet ku përveç mungesës së fitimit janë detyruar  tu kërkojnë ndihmë financiare famijarëve të tyre jashtë vendit.

Bujqit e kësaj zone thonë se nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga ana e shtetit, çka ka çuar ata drejt falimentit.

Për fermerët këto kohë janë më të veshtirat e punojnë thjesht sa për të fituar kafshatën pasi edhe ato prodhime që kanë shiten me një çmim tejet të ulet pasi mungon tregu i eksportit. Fermerët thonë se 1 kg limone kushtonte 30 lekë, e kjo e bën të pamundur të fitohen të ardhurat të mjaftueshme për ekonominë familjare.

Të paktë janë banorët që kanë mbetur në këtë fshat pasi shumica e të rinjtë janë larguar jashtë vendit për një jetë më të mirë. Edhe ata pak banorë që kanë mbetur ndonëse mbi moshën 50 - vjeçare e mendojnë largimin nga vendi si të vetmen zgjidhje. /SYRI TV