Puna e gjithë vitit zhduket për 30 sekonda, breshëri dëmton rëndë fermerët në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 19:17
Ka mjaftuar vetëm 30 minuta shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër mesditën e së shtunës, për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafarajt në Fier.
Fermerët thanë se rrebeshët e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari, sidomos kur stuhitë shoqërohen me breshër.
Ata, shiu i ka zënë të pa përgatitur, pasi dita nisi me diell dhe me temperatura të larta.
