''XIBRAKA''/ Gazment Bardhi kërkon të mos pyetet të mërkurën në SPAK, ja arsyeja

Në prokurorinë e posacme ka mbërritur një shkrese e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet ditën e mërkurë në oren 10 atehërë kur është caktuar po në një ditë tjeter.

Kjo përshkak të një angazhimi politik që Gazmend Bardhi ka në Berlin dhe Londër nga datat 14 e deri me 23 Maj.

Në të tilla kushte Bardhi kërkon qe deklarimet e tija të bëhën këtë të hënë ose të martën.

Nesë nuk është e realizueshme, atëherë të paraqitet ne SPAK pas përfundimit të angazhimeve politike. 

Kujtojmë që Gazment Bardhi është thirrur për tu pyetur në SPAK në lidhje me çështjen Xibraka, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së akuzon Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama si të përfshirë në trafik droge.