Bushati: Flamujtë do riulen, hajdutët do mbeten

Analisti dhe gazetari, Andi Bushati ka reaguar pas mbylljes së mitingut të Ramës në Athinë të mbajtur ditën e sotme me emigrantët dhe administratën e dërguar nga Shqipëria.

Bushati në reagimin e tij shprehet se pas mitingut: "Flamujt do të ulen, por hajdutët do të mbeten".

Kujtojmë se fokusi i politikës sot ishte në takimin e zhvilluar nga kryeministri në Greqi, takim ky që pritet të ngjallë shumë polemika me vendin fqinj pas deklaratave të kryeministrit tonë.