Mitingu i Ramës në Athinë, Paloka: Pas deklaratave nacionaliste ka gjithmonë marrëveshje në dëm të interesave shqiptare...

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar mitingun e Edi Ramës në Greqi.

Në një postim në faqen e tij ne facebook shkruan se, “e kemi parë më se një herë Ramën në këto pozitat e tij patetike me deklarata gjoja nacionaliste “në zemër të armikut”.

Reagimi i Palokës

Më shumë se sa për pjesën e dukshme të akteve të Ramës, përvoja e deritanishme na ka mësuar se duhet të shqetësohemi për të padukshmen, për pjesën e fshehur e të errët të veprimeve të tij!

Rama e dinte që shpërngulja e patronazhistëve me autobuza në Greqi, nuk do kalonte pa u vëne re. Madje as nuk u përpoq ta fshehë. E deklaroi zyrtarisht se vetëm “delegacioni” i tij kishte 150 vetë.

Sigurisht që financimi i vizitave turistike të mijëra patronazhistëve me paratë tona, do duhet ti revoltojë shqiptarët , po prapë nuk mbetet ky problemi më shqetësues!

E kemi parë më se një herë Ramën në këto pozitat e tij patetike me deklarata gjoja nacionaliste “në zemër të armikut”. Problemi ka qenë se në të gjitha rastet e ngjashme “deklaratat nacionaliste” të Ramës janë shoqëruar me marrëveshje okulte e akte konkrete në dëm të interesave të shqiptarëve!

Mjafton të kujtojmë që ndërkohë që “po ja përplaste në fytyrë” Vuçiçit ne Beograd, Rama bashkë me Vuçiç kishin ideuar dhe ishin bërë gati për ndarjen e Kosovës…