Këlliçi në Kukës: Modeli i Veliajt në Tiranë, i instaluar në çdo bashki të vendit

Në takimin me demokratët e Kukësit, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka larguar 1 milion shqiptarë nga vendi në këto 11 vite të qeverisjes së tij.

Sipas Këlliçit, Rama i ka larguar shqiptarët që ta varfërojë Shqipërinë, që ta boshatisë, që ta blejë votën më lirë.

‘Sot që flasim Kukësi është më i varfër se kurrë. Shkollat janë drejt boshatisjes, një pjesë e madhe e klasave po mbyllen, punë për të rinjtë nuk ka më. Zgjidhja më e  lehtë është emigracioni largimi nga Shqipëria largimi nga Kukësi’, u shpreh Këlliçi.

Duke iu rikthyer betejës me Bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliajt, Këlliçi theksoi se ‘kjo nuk është një betejë vetëm me Erion Veliajn, por është një betejë me modelin që këta kanë instaluar në çdo bashki të vendit dhe çdo qelizë të pushtetit të vendit dhe të qeverisjes’.

Këlliçi: Rrugët e Kukësit janë bosh. Fëmijët tuaj, i janë drejtuar emigracionit. Kjo është një tablo e zymtë që ka pllakosur jo vetëm Kukësin por të gjithë Shqipërinë. Në 11 vite drejtimi të qeverisë shqitpare nga Edi Rama, në ka një bilanc që ai duhet të jetë krenar për shifrat, është shpopullimi i Shqipërisë dhe largimi i 1 milion shqiptarëve. Që ta varfërojë Shqipërinë që ta boshatisë që ta blejë votën më lirë.

Nuk është në kulturën tonë as bleraj e votës, as deformimi i procesit zgjedhor, as vjedhja e qytetarëve as vjedhja e taksave dhe as shpopullimi i vendit.

Ne si PD në ka diçka që jemi krenarë që nga dita e themelimit është liria ekonomike dhe liria që i kemi dhënë njerëzve që të zgjedhin vetë dhe këtë e përjetojmë çdo ditë brenda PD.

Sot që flasim Kukësi është më i varfër se kurrë. Shkollat janë drejt boshatisjes, një pjesë e madhe e klasave po mbyllen, punë për të rinjtë nuk ka më. Zgjidhja më e  lehtë është emigracioni largimi nga Shqipëria largimi nga Kukësi.

Ky realitet i trishtë që ka pllakosur në Kukës në Has në Tropojë në të gjithë Shqipërinë do duhet të ndryshojë për të mirën e vendit tonë.

Beteja që po bëhet me Bashkinë e Tiranës me Erjon Veliajn nuk është një betejë vetëm me Erion Veliajn, por është një betejë me modelin që këta kanë instaluar në çdo bashki të vendit dhe çdo qelizë të pushtetit të vendit dhe të qeverisjes. Vjedhin taksat e qytetarëve vjedhin punët publike tenderat paratë përfitojnë vetë në kurriz të qytetarit.