Votimet për delegatët e rinj të kongresit të PS-së, voton kryeministri Rama

Ditën e djeshme dhe të sotme, anëtarësia e Partisë Socialiste po voton për zgjedhjen e delegatëve të rinj të Kongresit në 369 vendvotime.

Në orën 10:00, në njësinë administrative Dajt, ishte planifikuar të votonte për delegatë të Kongresit edhe kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama.

Rama ka mbërritur në qendrën e votimit 15 minuta përpara orarit të planifikuar për të votuar dhe ka përfunduar procesin.

“Votimet e djeshme për delegatët e Kongresit të Ri të Partisë Socialiste në 369 vendvotime, vijojnë edhe sot gjatë gjithë ditës për të garantuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë në ripërtëritjen e forumit më të lartë të familjes sonë të madhe politike”, ka shkruar Rama më herët në Facebook.