Maqedonasit në fitore, Murtezaj: Shifrat duhet t'i shohim si shpresë dhe reflektime në rajon e më gjerë

Profesori i diplomacisë në Paris, Valon Murtezaj në një intervistë në Ora News u shpreh se shifrat e fitores së VMRO DPMNE duhet ti shohim si shpresë dhe reflektime në rajon e më gjerë.

Murtezaj:  Shifrat dhe numrat që ne tani po i shohim në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të dyfishta, duhet ti shohim si një shpresë për zhvillime pozitive në radhë të parë në Maqedoninë e Veriut dhe pastaj edhe në rajon.

Maqedonia e Veriut ka pasur një ecje goxha specifike në rrugën drejt integrimit Evropian për shumë arsye.

Ky proces ka zgjatur shumë prej emrit dhe për shkak të qasjes konfliktuale që është krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.