VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet e 2-fishta, Neziri: Rezultati pritej por jo me kaq shumë mandate
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 17:40
Analisti, Xhelal Neziri në një intervistë në Ora News u shpreh se rezultati për fitoren e VMRO DPMNE ishte i pritshëm, por nuk pritej me kaq shumë mandate.
Neziri: Numri i madh i VMRO DMPNE vjen nga diferenca që kjo parti ka me LSD.
Rezultati dihej, por nuk pritej të merrnin kaq shumë mandate.
Ka një fitore që ka forcuar pozitën e VMRO DMPNE dhe ka dobësuar pozitën e partive shqiptare.
VMRO DMPNE nuk ka kundërshtuar marrëveshjen e Prespës.
Me këtë ka arritur të mobilizojë një pjesë të madhe të votuesve të saj.
Edhe slogani i kësaj partie ishte që ta kthejmë Maqedoninë në duart e maqedonasve.
