Balla: Viti 2024 do shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se viti 2024 do të shënojë goditjen përfundimtare të fenomenit të kultivimit të kanabisit.

“Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit”, shkruan Balla.

Taulant Balla: Çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit. Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit.