Alibeaj: Autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyqtarit, u lirua nga amnistia

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se qeveria bleu me kodin e heshtjes mafioze me amnistinë penale.

Ai tha nga foltorja e Kuvendit, duke iu referuar mediave, se autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyqtarit në Shkodër, ishte një përfitues nga amnistia.

“Një kod i heshtjes mafioze, duke iu kërkuar të dënuarve dhe atyre nën hetim, që mos të rrëfejnë. Kjo ishte porosi, se mbrojtja politike është e sigurt.

Pëshpërima ishte e thjesht; mbajeni gojën mbyllur se pak kohë burg do të bëni. Amnistia e maskuar si akt falje mëshire, është një shfaqje hipokrizie ndaj partnerëve.

Nuk e di sa e vërtetë, është që është raportuar se të dyshuarit për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Gjyqtarit, mund të jetë liruar nga amnistia. Ata u liruan para kohe nga ndëshkimi i ligjit, pa iu dhënë koha për të reflektuar.”, tha ai.