Grupi anti-SPAK/ Tabaku: Pavarësia e institucionit vijë e kuqe, askush të mos përzihet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 12:01
Deputetja Jorida Tabaku ka komentuar rreth skemës së mazhorancës për kontrollin dhe monitorimin e SPAK-ut.
Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare, Tabaku është shprehur se nuk duhet të lënë vetëm SPAK-un në betejën me korrupsionin.
Tabaku thotë se pavarësia e institucioneve të drejtësisë është vija e kuqe ku askush nuk mund të përzihet.
“Duhet të mos e lëmë SPAK-un vetëm në betejën me korrupsionin. Një shtet i kapur nuk mund të jetë garantues reformash.
Sot më shumë se dje ka rëndësi të ruajmë pavarësinë e gjyqësorit, integritetin parlamentar dhe llogaridhënien, këto janë 3 vija të kuqe që askush nuk mund të përzihet”, tha Tabaku.
