Interpelanca për Amnistinë, Alibeaj: Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu

Në interpelancën për Amnistininë, Alibeja në seancë plenare tha se janë bashkuar votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu.

AlibeajBashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe për të lënë protestuesit në burg. Nuk është vetëm përgjegjësia e ministrit, por edhe e këtij tjetrit.

Pyetjet që shtroi Alibeaj:

Cilët ishin propozuesit e amendamenteve ?

Pse u miratuan këto amendamente?

Cili ka qenë qëndrimi i ministrisë së Drejtësisë?

A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë për amendamentet?

A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë?

A janë përcjellë komisionit të ligjeve ose seancës të dhënat për personat që do përfitonin ?

A është marrë informacion nga SPAK për personat që do përfitonin nga amendamentet?

Cilët kanë qenë të dhënat e tyre”

Sa ishte numri i përgjithshëm i përfituesve nga amnistia nga momenti i depozitimit ?

Sa është numri i përfituesve pas miratimit të amnistisë?

Sa është numri i përfituesve që janë hetuar nga SPAK apo dënuar nga GJKKO ?