Majko i përgjigjet Nokës: E kam të vështirë të formuloj një nivel përgjigjeje për nivelin tënd
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës sa i takon marrëveshjes së huaj me KFW, “Transporti i gjelbër i Tiranës”. Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në çështjet korruptive për inceneratorin e Tiranës, janë të identifikueshëm.
Atij ju përgjigj deputeti socialist Pandeli Majko i cili tha se me Flamurin është e vështirë të replikosh dhe shtoi se bëhet fjalë për një nga strukturat më dinjitoze të panegociueshme për akte korruptive.
Majko: Me Flamurin është e vështirë që të replikash. E kam të vështirë që të formulojë një nivel përgjigje që lidhet me nivelin e tij të lartë cilësor sot numri i dytë i PD. Përtej metaforës për Bashkinë e Tiranës, duhet kujtuar për procedurë, se bëhet fjalë për një marrëveshje me qeverinë gjermane. Ata prozën e kanë nga më të rregulltat, Po të shihnit marrëveshjen, KFW ka të drejtë të anulojë procesin. Por duke dashur të bëni politiken, që e keni në mendjen tuaj më cilësore të mundshme, duhet të rigjykoni qëndrimin se ishte bashkia me disa private. Por bëhet fjalë për një nga strukturat më dinjitoze të panegociueshme për akte korruptive.
