Kreu i SYRIZA-s nis takimet në Jug të Shqipërisë

Drejtuesi i SYRIZAS Stefanos Kasselaqis ka mbërritur sot në Shqipëri ku ka zhvilluar një takim në zonën e Dropullit.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se ndalesa e parë e tij ishte në shkollën e Bularatit me drejtues të Zyrës Arsimore Finiq – Dropull.

Në takim është i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokaatër Dimitrios Sacharidis dhe kryetari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.

Gjatë këtij takimi të parë ai u njoh me një ekspoze të arsimit grek në zonën e minoritetit dhe problemet e tyre.

Herët në mëngjes Kasselaqis zhvilloi takim në Kallpaq të Janinës.