Opozita i ankohet për Ramën Komisionerit të Diskriminimit: Reagoni për fjalorin e kryeministrit ndaj qytetarëve dhe...

Opozita i është ankuar Komisionerit të Diskriminimit mbi fjalorin e kryeministrit Edi Rama në parlament dhe fushatën elektorale. Por për këtë çështje Komisioneri solli në vëmendje institucionet që Kuvendi ka mbi etikën

Raportimi vjetor i Komisionerit për Diskriminimin u shfrytëzua nga opozita për t'u ankuar mbi qëndrimet e kryeminsitrit Edi Rama në parlament.

Në Komisionin e Ligjeve u shprehën se gjuha në seancë por edhe në fushatat zgjedhore ishte e papranueshme

Në kundërpërgjigje Komisioneri deklaroi se Kuvendi duhet të përdorë mekanizmat e veta për Etikën.

Me tej ai shprehu se gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar ka pasur një numër të konsiderueshëm të ankesave.

Komisioneri raportoi se ka pasur 148 raste denoncimi për diskriminim  nga burrat dhe 138 nga gratë.

Problematikat kanë qenë më së shumti prej aftësive të kufizuara ndjekur me pas me bindjeve politike, arsimit dhe ekonomisë.