Ramës, Berishës, Bashës e Bardhit iu lexohet emri për dëshmitarë te Komisioni Hetimor për TIMS-in

Ka nisur me replika mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Tonin Gogut, mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. 

Gogu iu drejtua Salianjit duke thënë se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin. 

"Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët.

Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s'kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh.

Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës.

Menjëherë t'i kthehemi normalitetit dhe t'i shmangim komentet pezhorative të tipit që "sot nuk është dita e teorisë", deklaroi Gogu. 

Ndërkohë Ramës, Berishës, Bashës e Bardhit iu lexua emri për dëshmitarë te Komisioni Hetimor për TIMS-in.

Përveç tyre, u lexuan edhe emrat e zyrtarëve të tjerë që do thirren si dëshmitarë.