Debat për minimumin jetik, Opozita kërkon ndryshim të ligjit, PS: Vijojmë reformat

Opozita ka paraqitur në kuvend nismën për përcaktimin e minimumit jetik.

Në komisionin për ccështjet sociale nismëtarët theksuan nivelin e lartë të varfërisë në vend që sipas tyre ka sjellë dhe emigracion të lartë.

Për këtë qëllim u kërkua vendosja e të ardhura minimale

‘’Ndërkohë që në europë 1 në 5 qytetarë është në rrezik varfërie, në Shqipëri ky raport është 1 në 2’’, tha Vokshi.

Nga ana tjetër deputetja e PS Milva Ekonomi kërkoi që propozimi të shqyrtohet me kujdes.

Sipas saj shifrat tregojnë ulje të nivelit të varfërisë

‘’Rreziku për të qenë i varfër në vitin 2019 ka qenë 23% dhe në vitin 2022 ka qenë 20.6%’’, tha Ekonomi.

Qëndrimet e kunderta u pasuan edhe me debate.

Propozimi i nënshkruar nga Albana Vokshi dhe Sorina Kote do të kalojë në diskutimet në komisionet e tjera parlamentare për tu votuar më pas në seancë.