Kaso: Kërkojmë pezullimin e Irena Gjokës dhe rishikimin e vendimit të vetingut. Do depozitojmë padi në SPAK së shpejti

IVI KASO: Media greke publikoi para pak ditësh vendimin zyrtar të gjykatave të vendit fqinj, që e shpallnin shtetasen shqiptare Irena Gjoka ‘persona non-grata’ në Greqi dhe zonën Shengen për ‘falsifikim të dokumenteve zyrtare’. Shtetësja në fjalë është tashmë gjyqtarja e lartë, e posaçme, e vetuar dhe e qeverizuar, Irena Shpata-Gjoka-Maneku.  Fakti se ajo e ka fshehur dënimin e para shumë viteve, flet jo vetëm për integritetin moral e profesional, por fatkeqësisht, shpalos edhe fytyrën e vërtetë të së ashtuquajturës ‘drejtësi e re’. Gjyqtarë të tjerë, kolegë të Gjokës, janë spastruar nga vetingu për 20 metra katrorë shtëpi mbi mundësitë e tyre. Irena Gjoka ka kaluar në ‘vrimën e gjilpërës’ së reformës, bashkë me devenë e ilegalitetit.

Partia Demokratike u kërkon organeve të vetingut rishikimin e vendimit për Irena Gjokën. KLGJ-së i kërkojmë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të zonjës Gjoka, derisa asaj t’i ribëhet procesi i vetingut, i plotë dhe nga fillimi. Ne e kemi denoncuar që në fillim si të papërshtatshme për postin që mban dhe si kamikaze politike dhe koha e faktet po na japin të drejtë. Irena Gjoka është shkarkuar njëherë nga ish-presidenti Berisha në vitet ’90, kohë kur posti që mbante dhe detyra e kryetarit të KLD përkonin.

Ironia është se, nga dëshira për t’u hakmarrë ndaj Berishës dhe për të çuar në vend porosinë e kundërshtarëve të tij politikë, ajo do të shkarkohet edhe njëherë duke u turpëruar publikisht dy herë. Partia Demokratike po përgatit një padi kundër Irena Gjokës dhe do ta paraqesë në SPAK së afërmi. Ne i bëjmë thirrje paraprakisht Prokurorisë Speciale të fillojë menjëherë hetimin dhe ta përdorë padinë tonë vetëm si material shtesë. Çdo hezitim për ta bërë këtë nuk është asgjë më pak se vërtetim i asaj që Altin Dumani deklaronte para gazetarëve: afërmendsh që gjykatat marrin vendimin që duam ne!

SPAK i duhet të dëshmojë, qoftë edhe formalisht, se nuk është pjesë e skemës për asgjësimin e opozitës. Së dyti, se vihet në lëvizje sapo një gjyqtar që cenon integritetin e reformës në drejtësi. Së treti, se nuk është një aneks i Ramës, Veliajt dhe mashë e tyre në drejtësi. Në të gjitha rastet Irena Gjoka e turpëron drejtësinë e re dhe çdo ditë e saj në detyrë i thotë publikut se këta njerëz e hanë turpin me bukë dhe janë krenarë.

VENDIMI I GJYKATES GREKE NE GJUHEN SHQIPE:

Gjykata administrative e shkalles se pare te Athines, seksioni i 23te

U mblodh publikisht ne seancen e saj me 27 tetor 2004 me gjyqtaret e saj Eftihia Kurla, Kryetare e Gjykates se Shkalles se pare DD, Filipo Armanaidhi, Parasko Valdhirka, dhe sekretaria e saj Salmatana Papangjelopoulou, nëpunës gjyqësor,

Per te gjykuar kerkesen per anullim, nga 13 Tetor 2003, nga Manekou Irena, me kombesi Shqiptare me banim ne Athine, e cila nuk u paraqit, kundër shtetit grek, i cili perfaqesohet nga Përfaqësuesi Gjyqësor i këshillit ligjor të shtetit, Angjeliki Anastopoulou.

Gjate debatit publik qe pasoi, Gjykata degjoi:

Relatori i ceshtjes se Gjykates Administrative te Shkalles se Pare, Filipo Armanaidhi, i cili lexoi raportin perkates.

Perfaqesuesi i Ministrise i cili kerkoi refuzimin e kerkeses.

Pas seances publike Gjykata u mblodh ne konference dhe pasi studioi dokumentet e ceshtjes

E deklaron veten jo kompetente per gjykimin e kerkeses per anulim ne shqyrtim.

I referon per gjykim ceshtjen gjykates kompetente administrative te Janines.

Seanca gjyqesore eshte mbajtur ne Athine me date 08.12.2004 dhe vendimi eshte publikuar ne mbledhjen publike te jashtezakonshme te Gjykates, me date 24.12.2004.