Administratë e paplotësuar, 15% vende vakante në shërbimin civil

219 vende te lira pune, janë regjistruar gjate 2023, në shërbimin civil.

Ne raportimin e Komisionerit per mbikqyrjen e e sherbimit civil ne komisionin e ligjeve u deklarua se nga 1422 pozicione te sherbimit civil ne total jane konstatuar 15% pozicione vakante.

‘’Kemi përfshirë në mbikëqyrje 16 institucione  dhe 1422 pozicione dhe kemi konstatuar se 15% janë vende të lira’’.

Në raport zbulohet se gjykata i ka konsideruar 108 largime të padrejta nga puna, por vetëm 13 janë rikthyer.

Shërbimi civil shprehet se ka një numër të lartë të kontratave të padrejta të punësimit në pushtetin vendor.

'’Janë konstatuar rreth 1250 pozicione të emëruara me kontratë në kundërshtim me ligjin’’.

Gjate 2023 ne raport jane verifikuar edhe përfshirje të nenpunesve civile gjate fushates elektorale.