Dedaj: Korrupsioni ka marrë përmasa të frikshme, qeveria nuk duhet të bëhet pengesë ndaj drejtësisë
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 12:15
Gazetari, Reldar Dedaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se korrupsioni ka marrë përmasa të frikshme dhe se qeveria nuk duhet të bëhet pengesë e drejtësisë.
Dedaj: Nga dita në ditë vetëm justifikime dhe nuk shohim asnjë lloj veprimi për të luftuar këtë korrupsion i cili është tepër shkatërrimtar për nivelin e qeverisjes.
Unë mendoj se e vetmja gjë cfarë duhet të bëjë qeveria është që të mos bëhet pengesë ndaj drejtësisë.
Sepse niveli i lartë i korrupsionit, vecanërisht në të dyja pushtetet ka marrë përmasa tejet të mëdha dhe do thoja të frikshme sa i përket qeverisjes.
Është një korrupsion i frymëzuar nga nivele tepër të larta të qeverisjes socialiste.
Nuk është një korrupsion i cili bëhet në nivele të vogla.
