Ndeshja e fundit në Europë, Orsato nuk mban dot lotët në “Parc des Princes”

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin.

Orsato do të tërhiqet pas europianit të kësaj vere dhe emocionet e tij ishin të dukshme në “Parc des Princes”.

Fitorja mahnitëse e Borussia Dortmundit ndaj PSG-së ishte ndeshja e tij e fundit si arbitër në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane.

Ai fitoi lëvdata për mënyrën se si performoi.

Kulmi i karrierës së Orsato-s erdhi kur ai arbitroi finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2020, Bayern Munich mposhti 1-0 PSG në Estadio Da Luz, në sfidën pa asnjë tifoz, për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Një tjetër vlerësim i madh ishte në vitin 2020, ku Orsato u emërua nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) si arbitri më i mirë i vitit.

Italiani ka gjykuar edhe ndeshje të tjera me rëndësi si përplasja evropiane midis Manchester United dhe PSG, madje duke ndëshkuar me karton të kuq edhe Paul Pogba në “Old Trafford”.