VIDEO/ Borusia e Dortmundit, finalistja e parë e Championsit, eliminohen "sheikët" e PSG-së

Në “Parc des Princes” u luajt gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes PSG-së dhe Borusias së Dortmundit.

Borusia e Dortmundit kualifikohet në finale, duke i fituar të dy takimet, si në Paris ashtu edhe në Gjermani, me rezultat të njëjtë 1-0.

Golin e fitores në mbrëmjen e sotme e shënoi Hummels me kokë në minutën e 50-të.

Tashmë verdhezinjtë do të presin finalistin tjetër, që do të përcaktohet nga sfida Real-Bayern, për t’u përballur në “Wembley” më 1 qershor.