Interpretim i shkëlqyer ndaj Francës, Shqipëria e Minifutbollit e nis me barazim Europianin në Moldavi (PAMJET)

Kombëtarja Shqiptare në Minifutboll e ka nisur me një barazim ndaj Francës aventurën e saj në Kampionatin Europian që zhvillohet në  Moldavi.

Interpretim i shkëlqyer ndaj Francës, Shqipëria e Minifutbollit e

Ekipi i drejtuar nga trajneri Irtan Sejko barazoi 0 me 0 ndaj francezëve ku loja u interpretua në mënyrë të shkëlqyer por mungoi vetëm finalizimi .

Një pikë për Shqipërinë në ndeshjen startuese, teksa të enjten dhe të premten do të zhvillojë dhe tre përballje përcaktuese për fatet e kalimit të grupit.

Interpretim i shkëlqyer ndaj Francës, Shqipëria e Minifutbollit e

Të enjten, kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës në 18:00. Ndërsa, të premten do të zhvillojnë dy takime, fillimisht në 12:00 përballë Lituanisë dhe në orën 21:00 ndaj Serbisë.

Të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë së minifutbollit në Europian mund ta ndiqni “live” në Supersport.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Socca Albania (@soccaalbania)

Interpretim i shkëlqyer ndaj Francës, Shqipëria e Minifutbollit e