ZYRTARE/ Mbrojtësi i famshëm brazilian ikën nga Chelsea, i bashkohet ekipit brazilian

Tiago Silva do të luajë të paktën deri në moshën 41-vjeçare.

Mbrojtësi brazilian, tashmë 39 vjeç, në fakt ka nënshkruar një marrëveshje me Fluminensen deri në fund të vitit 2026.

Një kontratë e rëndësishme për një mbrojtës që ka bërë histori në Evropë, tashmë gati për të rifilluar për të disatën herë pikërisht aty ku nisi gjithçka në vitin 1998.

Ky është njoftimi i marrëveshjes së ish-lojtarit të Chelsea, i cili u transferua te Fluminense si lojtar i lirë:

Silva iu bashkua Chelsea-t nga Paris Saint-Germain në vitin 2020 dhe ka bërë 152 paraqitje për klubin, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e një Championsi, të Botërorit të klubeve dhe Superkupën.