VIDEO/ Dortmundi gjen rrjetën, heshtja pllakos "Parc des Princes" nga goli i Hummels
Në “Parc des Princes” po luhet gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes PSG-së dhe Borusias së Dortmundit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku Dortmundi administroi mjaft mirë lojën, duke qenë se vjen edhe nga avantazhi 1-0 i takimit të parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të zhbllokohet rezultati. Nga një goditje këndi, Hummels godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Borusian e Dortmundit në avantazh.
GOAL | PSG 0-1 DORTMUND | HUMMELS SCORES!!!
— SimplyGoal (@SimplyGoal) May 7, 2024
DORTMUND HAVE NOW A 2 GOAL LEAD AND THEY HAVE ONE FOOT INTO THE FINAL OF THE CHAMPIONS LEAGUE!!! pic.twitter.com/DNV6R1BUAH
NDESHJA
PSG do të përballet me Dortmund në orën 21.00, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.
Në “Parkun e Princave”, do të mësohet se kush do të jetë skuadra e parë, që do prejë biletën për në finalen e madhe.
Verdhezinjtë vijnë në këtë sfidë me fitoren 1-0 në aktin e parë, por favorit për të kaluar tutje janë francezët.
Mbappe me shokë luajnë gjithçka për gjithçka përpara tifozëve të vet, të cilët do të jenë mbi 50.000 zemra mbështetësish që do të brohorasin për të përkrahur të besuarit e Luis Enriques. Arbitër i takimit është italiani Orsato.
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembélé, Goncalo Ramos, Mbappé.
BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Schlotterbeck, Hummels, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug.

