Berisha: Sot beteja jonë pa kthim shënoi një fitore të paparë! Rama në 2 orë monolog bëri gjithçka që...

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se sot beteja e opozitës pa kthim shënoi një fitore të paparë në 10 vite!

Ai iu drejtua protestuesve poshte baneses se tij, duke iu thene se e detyruan kreun e SPAK-ut Altin Dumanin të thërriste kryebashkiakun Erion Veliaj ta mbante 7 orë në prokurori

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjen më të përzemërt. Mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh para jush qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionareve dhe misionarëve të të vërtetës, të dinjitetit, të shpresës, të fitores.

Të dashur miq, sot beteja jonë pa kthim, mosbindja jonë civile shënoi një fitore të paparë në 10 vite. Një fitore epike.

Ju ndiqja në televizion tek ngrinit në erë barrikadat që mbronin kryehajnin e bashkisë. Në gjysmën tjetër të televizionit si në një shpellë të mafies, padrino mbajti një monolog, foli me vete dy orë për vjedhjen, vjedhjen dhe korrupsionin.

Ndaluni një moment ju lutem, a mund të imagjinoni ju që pa betejën tuaj, Erion Veliaj, të cilin Dumanë dhe Zamanë e kishin amnistuar pa kushte, të guxonin ta thërrisnin 7 orë në prokurori?

Kush mund ta imagjinojë një gjë të tillë? Kjo ishte beteja juaj e fituar dhe ju nderim do keni gjithmonë.

Por kjo betejë nuk mposhti vetëm mercenarin Altin Dumani, por mposhti kreun e krimit në Shqipëri, kreun e Meduzës, Edi Ramën.

Do regjistrohet në muret e kohës, do gdhendet me germa të pashlyeshme fitorja juaj e sotme.

I imponuat hajdutit të fillojë dhe të mbarojë fjalimin më të gjatë në historinë e planetit kushtuar korrupsionit me moton: ju të gjithë jeni hajdutë, u tha bashkëpunëtorëve të tij, përveç meje të gjithë vidhni, paçka se ai është kryevjedhësi i tyre.

Miq, ai fjalim vetëm fjalim nuk ishte. Ai monolog në të cilin Edi Rama dy orë rresht tha se përveç Zahos, që nuk e lë të hidhet nga shkëmbi në ujë, ju të tjerëve të gjithë përveç vetes sime.

Denoncimet tuaja, guximi juaj, thyerja e barrikadave, mposhtja e Dumanit, të gjitha këto e detyruan Edi Ramën të bëjë atë që nuk e ka bërë kush kurrë, një monolog 120 minutash, filloi me vjedhjen, mbaroi me vjedhjen, vetëm e vetëm për të mundur të shpëtojë krimit dhe vjedhjeve që ka bërë.

Miqtë e mi, unë e ndiqja në ekran dhe shihja fytyrat e tyre si tërhiqnin veshët, si skërmishnin thonjtë, si shkulnin flokët gjatë fjalës së tij hajdutët e Ali Babës të ulur përballë tij. Nuk kishte pamje... dhe ndërkohë shihja protestën tuaj te bashkia, triumfin tuaj mbi këtë bandë hajdutësh.

Edi Rama në dy orë monolog bëri gjithçka, përdori çdo demagogji, çdo mashtrim, çdo gënjeshtër, vetëm e vetëm ta paraqiste veten të paimplikuar.

Edi Rama, sot ke folur 120 minuta dhe në bindjen time më të thellë nuk ke besuar asnjë fjalë, asnjë fjali të vetme nga ato që ke nxjerrë.

A nuk erdhe ti në pushtet në vitin 2013 si i vetmi qeveritar që thirreshe rëndom mister 20 përqindëshi? Po Edi, po e mbyll me mister 100 përqindëshi.

A nuk erdhe ti Edi Rama në pushtet me sarajet e Surrelit, 5 mijë metër katror oborrin park rreth sarajeve, në një kohë kur në ILDKP kishe deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë?

A nuk ishte ky një frymëzim për të gjithë hajdutët e serës tënde që njëlloj si ti të përdornin paratë publike për motele, hotele, banesa, resorte e pallate?", theksoi Berisha.