Karabina: Ka hije të marrëveshjeve okulte mes një pjese të opozitës dhe PS-së, duhet të jemi të vërtetë me qytetarët
Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina në një intervistë në Ora News u shpreh se të protestosh kundër kësaj qeverie të korruptuar është gjëja më e mirë që një opozitë duhet të bëjë, por duhet të jemi të vërtetë me qytetarët.
Karabina: Të protestosh kundër kësaj qeverie të korruptuar është gjëja më e mirë që një opozitë duhet të bëjë.
Por duhet të kemi parasysh që qytetarët të na besojnë, ne duhet të jemi të hapur me to dhe të vërtetë.
Kështu që për aq kohë sa ka hije të marrëveshjeve okulte mes një pjese të opozitës dhe PS-së, sigurisht që qytetarët nuk do ti ndjekin dhe nuk do të shkojnë atje.
Para pak kohësh ka ndodhur pjesa e pazarit të ‘’Rithemelimit’’ në lidhje me amnistinë.
Pra është paradoks që në një kohë që qytetarët demokratë shkojnë dhe përplasen me policinë në protesta, në fakt në amnisti nuk përfitojnë ata të cilët janë ngritur për të drejtat e tyre për të protestuar.
Fakti që nuk i bashkohen, është një tregues në fakt që nuk e kanë përcuar atë besimin tek qytetarët.
Në këto moment fatmirësisht kryetarin e bashkisë së Tiranës, e kemi në SPAK.
Disa drejtorë të tij të ndaluar dhe disa të tjerë nën hetim.
Kështu që për aq kohë sa ata janë në këtë situatë, mendoj se protesta është thjesht si një retorikë politike apo për të mbuluar të gjitha këto veprime që janë bërë në marrëveshje okulte.
