Këlliçi nga Bulqiza: Në Bashkinë e Tiranës janë vjedhur 132 mln euro pa bërë asgjë, skandal i padëgjuar më parë

Anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Belind Këlliçi nga Bulqiza deklaroi se është një skandal i madh, që në Bashkinë e Tiranës janë vjedhur mbi 132 milionë euro e nuk është bërë asgjë.

Këlliçi thekson se ky është një skandal i padëgjuar më parë.

Sipas tij, Veliaj duhet të ikë e pas tij e ka radhën Rama, deri në shkatërrimin e asaj që quajti banda e Rilindjes.

Belind Këlliçi: Në Bashkinë e Tiranës janë vjedhur 132 milionë euro dhe ky është skandal.

Nuk është dëgjuar ndonjëherë ky skandal.

Në Tiranë kryetari i Bashkisë del dhe tallet me SPAK.

Dje Irena Gjoka, gjyqtare ishte dënuar për falsifikim dokumentesh.

Çfarë është kjo drejtësi e re që godet opozitën?

Në këtë vend ka drejtësi me regji.

Gjatë qeverisjes së Ramës, fshati është braktisur. Ne nuk bëjmë pas.

Rrëzimi i Veliajt është mesazh i qartë për të gjithë, pasi dihet se pas Veliajt, radhën e ka Rama.